“Jeni përfshirë drejtpërdrejtë në konflikt”/ Furnizoi Ukrainën me armë, Rusia kërcënon Gjermaninë

Kremlini ka akuzuar drejtpërdrejtë Gjermaninë se është përfshirë në konflikt, pasi furnizoi Ukrainën me 18 tanke Leopard 2.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë tha se “Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe  diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”.

Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes. 18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të luanin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës.

Sipas raporteve, në Ukrainë kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania.

Back to top button