Temperaturat e ngrohta sjellin flamingot në liqenin e Pogradecit (FOTO)

Temperaturat e ngrohta të këtyre ditëve kanë bërë që në liqenin e Pogradecit të shfaqen flamingot. Prej gjashtë vitesh flamingot janë parë në ujërat e liqenit të Ohrit, një dukuri e rrallë kjo, pasi këto specie zakonisht qëndrojnë në laguna siç është ajo e Nartës apo Karavastasë.

Eksperët e mjedisit thonë se prania e këtij shpendi ka të bëjë me tërheqjen e ujërave të liqenit, duke krijuar kushtet e favorshme për qëndrim të përkohshëm të flamingove në liqenin e Ohrit.

Back to top button