Tetë orë negociata mes Kurtit dhe Vuçiç, ja cfarë e mban “peng” marrëveshjen

Pas një pushimi një orësh, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç vazhdojnë bisedimet në një vilë shtetërore në Ohër të Maqëdonisë Veriore.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht mes Vuciçit e më pas Kurtit dhe kanë nisur rreth orës 10 në mëngjes.

Pas më shumë se tetë orësh, negociatat vazhdojnë, tani në takime tripalëshe mes ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcakut.

Burime për media bëjnë me dije se është pikërisht Asocasioni që mban peng arritjen e një arrëveshje. Vuçiç kërkon formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë.

Back to top button