Gjekmarkaj: Duhet të jesh biznesmen ose ish-prokuror që të përballosh shpenzimet e politikës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj iu është bashkuar debateve sot në sallën e Kuvendit sa i takon projektligjit për rritjen e pagave të ligjvënësve.

Në një reagim, Gjekmarkaj tha se nga këto debate kuptoi se të përballosh punën e deputetit, duhet të jesh deputet. mes të tjerash ai tha se nuk ka turp që ta pranojë se dinjitetin e ka te rroga.

“Dua të them dy fjalë për rrogat! Sot në këtë sallë po kuptoj që duhet të jesh biznesmen ose ish-prokuror që të jesh dhe deputet e të përballosh shpenzimet e politikës. Prej vitesh ka një strategji depersonalizimi të deputetit. Depersonalizimi i deputetit është depersonalizim i politikës. Statusi i deputetit është statusi i politikës. Me këtë logjike një pedagog nuk mund të jetë kurrë deputet as një njeri i zakonshëm, i bie që kjo sallë është vetëm për biznesmenë. Rritja e rrogave të deputeteve është e vonuar, është e mangët.

Deputetët nuk janë nënkategori. Kush pranon të jetë i tillë le ta pranojë, unë e refuzoj. Unë refuzoj të bëhem hajdut. Refuzoj edhe depersonalizimin. Dinjitetin e kam te rroga si zgjedhje dhe nuk me vjen turp as kam komplekse të bej pohime të tilla. Demagogët dhe populistët janë rriqnat më të ndyta të një shoqërie shprehej Gjergj Fishta ne 1922”, tha Gjekmarkaj.

Back to top button