Këshilla e Fevziut për Berishën dhe propozimi që në krye te PD të emërohet Majlinda Bregu

Nga Habjon Hasani

Eshte aq e telendisur situata ne kampin e PD-ve sa matem 10 here kur bej statuse, se eshte me kollaj t’i masakrosh se sa tu thuash njatjeta.

Pardje Blendi Fevziu sugjeronte nje terheqje te Berishes ne prapavije si “figure honorifike” dhe caktimin e nje kryetari konsensual.

Mendoj se propozimi i Fevzos eshte racional dhe i pjekur, sado qe per momentin keqkuptohet nga nje pakice e mbledhur rrotull Berishes, siç u mblodhen dikur ushtaret e Shkolles se Bashkuar rreth shokut Enver.

Berisha jo vetem qe nuk ka asnje te ardhme vet, por e vetmja gje qe mund te beje ai eshte te shuaje plotesisht PD-ne duke i hapur natyrshem rrugen nje opozite te konceptuar kryekeput nga mekanizmat e Portes se Larte nepermjet instrumentit efiçent Soros.

Pra gjithe sa ka ne dore Doktori eshte ose nje terheqje e pjekur dhe me kushte; ose nje asgjesim total i PD-se. S’ka asnje te mesme.

Soros nuk mund te asgjesohet, Berisha bashke me PD-ne Po.

Skema qe ka propozuar Fevziu eshte shume e pjekur por veshtiresisht e realizueshme, sepse me ça shoh une ne PD nuk ka asnje figure qe mund te ndeze shpresat per nje bashkim dhe rikuperim te plageve.

Lulzim Basha ka humbur shume pale zgjedhje dhe mbi te gjitha ka treguar se nuk ecen dot pa i dhene doren klani i Tropojes ose klani i State Department.

Lulzim Basha nuk frymezon dhe gjykoj se ne vijim ai eshte i destinuar per role te dores se dyte ne politike, ai mund te jete nje minister i Jashtem shume i mire, por jo kryeminister i mire, sepse ka thuajse zero shanse qe shqiptaret ta besojne si te tille.

Per pasoje dhe sikur Berisha te doje te terhiqet, eshte e veshtire te gjesh figuren per te bere kete kombinacion, PD eshte nje sketerre me mungesa te forta te personaliteteve qe ngjallin besim dhe instikt lideri.

Pardje lexova Fevziun dhe po mendoja se nuk ka lider qe ta beje zevendesimin dhe bashkimin, ndersa sot Martin Leka thoshte se nje opsion per realizimin e ketij kombinacioni eshte Majlinda Bregu.

Me vuri ne mendime ky shkrim i Martin Lekes, sepse ne fakt Majlinda Bregu ka disa karakteristika te mira:

1. I perket klanit Olldashi, qe ishte kryesisht nje grup qe dinte te luftonte politikisht dhe te operonte ne terren.

2. Do ishte 20 here me e pranueshme se Berisha ne raport me nje ujdi me klanin e Bashes.

3. Nuk eshte ne konflikt me Fondacionin Soros dhe kjo eshte dicka e mire. Sepse Soros eshte realitet arbitrar, ti mund te mos jesh dakord me te, por nuk mund ta asgjesosh, duhet te negociosh.

Por edhe sikur Berisha te veproje me pjekuri; edhe sikur Basha te veproje me pjekuri, eshte per te thene ishalla pranon kjo zonja te hyje ne loje.

Sepse ne piken ku ka arritur PD, i ngjan me shume nje epidemie qe sa me larg t’i qendrosh aq me mire eshte.

Back to top button