REKORD/ Shqipëria e PARA në Europë dhe e TRETA në botë për rritjen e turizmit, Organizata Botërore e Turizmit publikon statistikat

Organizata Botërore e Turizmit ka publikuar statistikat për rritjen e numrit të turizmit, ku Shqipëria zë vendin e tretë në botë, ndërsa të parin në Europë.

Në një postim të bërë nga kryeministri Edi Rama tregohet renditja e bërë, ndërsa shton se kështu paralajmërohet një sezon fantastik veror. Sipas tabelës Shqipëria ka pësuar një rritje me 54 % shumë shtete të tjera.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkroi Rama në Facebook.

Back to top button