Albin Kurti dërgon një zëvendës-kryeministër në takimin e Tiranës
Kryeministri i Kosovës nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mblidhen ditën e nesërme në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Sipas raportimeve në media, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Sakaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Liderët e rajonit së basku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në mesditën e të hënës, në takimin joformal, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.