“Ata janë me Albin Kurtin”/ Vuçiç ‘i frikësuar’: Nga Perëndimi pres…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Perëndimi t’i bëjë sërish presion Serbisë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për televizionin lokal ‘TV Pink’ ai tha se Perëndimi mbështet vendimet e Kurtit.
“Tani ata do të dalin me diçka të re, unë jam duke pritur se çfarë është ajo e re, me çfarë do të dalin. Ata në thelb pajtohen me gjithçka që po bën Albin Kurti”,tha ai.
Presidenti serb theksoi se shqetësimi i tij më i madh është Kosova dhe se siç tha për të është e rëndësishme që pas raundit të fundit të dialogut, Serbia të mos jetë fajtore.
Vuçiç foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. Ai bëri me dije se do të takohet me pjesën e opozitës që ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve deri në fund të vitit.