“O do jem politikan, o do shes shalqi”/ Saimir Korreshi flet për DWS: Identifikohem me vallen e Myzeqesë

Politikani i pazakontë, Saimir Korreshi, do të jetë këtë sezon pjesë e emisionit “Dancing with the Stars” në Top Channel.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Korreshi foli më tepër rreth kësaj sfide të re që ka marrë përsipër dhe shpjegon se si e pritën kolegët e tij një vendim të tillë.

“Unë vallen popullore nuk ngurroj kurrë për ta kërcyer, identifikohem me kostumet myzeqare dhe identifikohem me vallen e Myzeqesë.

Askush nuk e di që unë kam dhe 50 piktura. Kam qef shumë gjëra. Edhe futboll kam luajtur. E kam marrë sfidën e ardhshme me dëshirë, besoj nuk do ju zhgënjej.

Provat po shkojnë mirë. Partnerja në kërcim ma nxin jetën për të gjitha se kështu është puna, por arma ime e fortë është që duroj shumë. Kolegët tashmë e dinë tipin tim prandaj nuk u bëri shumë habi. O do vazhdoj të jem politikan, o do vazhdoj të shes shalqi, kjo është 100 % e sigurtë,” tha Korreshi.

Back to top button