Po ‘flirton’ me Bashën dhe ‘tradhëton’ Berishën? Meta: S’përjashtojmë askënd, raporte me çdo faktor tjetër opozitar

Para zgjedhjeve të Kukësit, Ilir Meta ka dhënë një sinjal të çuditshëm në lidhje me partitë e opozitës. Pikërisht në konfliktin më të ashpër mes PD-së dhe Foltores, Meta, i cili ka mbledhur kryesinë e Partisë së Lirisë, ka thënë se “ne do të kemi raport të sinqertë me çdo factor opozitar”.

Edhe pse duket gjuhë e drunjtë, fakti është se kjo është një frazë e ndryshme nga aleati i tij i ngushtë Sali Berisha, të cilit i ka ofruar siglën e partisë. Berisha, në çdo deklaratë përjashton në mënyrë të prerë Lulzim Bashën.

“Partia e Lirisë ka pasur dhe do të ketë raport parimor me çdo faktor tjetër opozitar. Ne kemi sakrifikuar disa herë për të mbrojtur opozitarizmin e vërtëtë dhe pluralizmin.”, tha Meta.

Sipas tij shkatërrimi i pluralizmit dhe opozitës mbetet qëllimi i kësaj qeverie.
Meta u shpreh se Mosveprimi i drejtësisë në kohë ndaj aferave më të mëdha po i krijon mundësi qeverisë të grabisë qindra million euro.

“Shkatërrimi i pluralizmit dhe opozitës mbetet qëllimi i kësaj qeverie. Korrupsioni i shfrenuar është sistemik dhe nuk mund të jetë përgjegjësi individuale  e drejtuesve të institucioneve.

“Situate është dhe më e rëndë epiqender e këtij korrupsioni sistemik është te zyra e kryeministrit aktual. Mosveprimi i drejtësisë në kohë ndaj aferave më të mëdha po i krijon mundësi qeverisë të grabisë qindra million euro.  Përgjegjësitë bien mbi opozitën për rikthim të ligjshmërisë në vend.

PL duhet të luajë rolin si opozitë e vendosur e udhëhequr nga interesi kombëtar. Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht”, tha Meta./m.j

Back to top button