Shqipëria si Kroacia! Gazeta franceze “La Parisien” vlerëson turizmin shqiptar

Çmimet u ulëta dhe numri i madh i turistëve që vizituan Shqipërinë këtë sezon turistik kanë tërhequr vëmendjen e gazetës franceze “Le Parisien”, që e cilëson vendin tonë një “Eldorado të re turistike për italianët”.

Kostot e ulëta – thotë gazeta – bën që italianët të braktisnin plazhet e jugut të tyre dhe të kalonin masivisht Adriatikun për të pushuar në Shqipëri.

Gazeta ndalet dhe tek vizita e kryeministres italiane Giorgia Meloni si dhe tek postimi i kryeministrit Edi Rama që krahasoi periudhën kur shqiptarët emigronin masivisht drejt gadishullit Apenin me bumin e tanishëm të italianëve që vizitojnë Shqipërinë dhe që shkaktoi mjaft polemika.

Sipas gazetës franceze, Shqipëria po ndjek të njëjtën rrugë si Kroacia për të zhvilluar në masë të madhe turizmin e huaj në bregdet.

Back to top button