VIDEO/ Turistja australiane: Shqipëria është më e sigurt se Parisi

Turistja Anna Shatilova nga Sydney e cila ka vizituar Shqipërinë tha se në vendin tonë është ndjerë e sigurt.

Teksa ka përgënjeshtruar lajmin tabloidit britanik Daily Mail se ajo është traumatizuar në vendin tonë, turistja pohoi të kundërtën.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se Shqipëria është 100% më e sigurt se Parisi.

“Shqipëria është një nga vendet më të sigurta që kam udhëtuar ndonjëherë. Në Shqipëri u ndjeva shumë e sigurt. Krahasuar me Parisin, Shqipëria është 100% më e sigurt”-tha ajo.

Back to top button