Turistët braktisën Jugun? INSTAT: Netë-qëndrimet në Veri u rritën me 91,2 % në Gusht

Të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave në Shqipëri, tregojnë se në muajin Gusht 2023 numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 64,4 %, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Në muajin Gusht 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 64,4 %, në krahasim me Gusht 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
– numri i vizitorëve rezident është rritur me 65,6 %;
– numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 63,7 %.
Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 %, në krahasim me Gusht 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
– numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 64,5 %;
– numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 55,7 %.
Vizitorë
Gjatë muajit Gusht 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 64,4 %, krahasuar me Gusht 2022. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 77,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,2 %.
Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
– sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (40,5 %);
– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (75,1 %);
– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,1 %).
Netë qëndrime
Gjatë muajit Gusht 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 % në krahasim me muajin Gusht 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 91,2 %.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,7 %.
Në muajin Gusht 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:
– sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,4 %);
– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84,8 %);
– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,9 %).
Norma neto e shfrytëzimit
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë këtij muaji,norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55,3 %, kundrejt 44,3 % që ishte në muajin Gusht 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 64,9 %, kundrejt 45,8 % që ishte në muajin Gusht 2022.