Eshtrat e gjetura në Xarrë i përkasin Fatmir Sulovarit? Familjarët e të zhdukurit shkojnë në vendngjarje

Gjetja e eshtrave njerëzore mbrëmjen e djeshme në Xarrë të Sarandës ka shtuar shpresat se më në fund mund të zbulohet fati i dy të zhdukurve, Leonard Theodhorit (Koçoles) dhe Fatmir Sulovarit

Mësohet se koka është gjetur pranë Xhamisë tek varrezat monumentale të çamëve, teksa në vendngjarje kanë mbërritur familjarët e Sulovarit, për të parë nëse mbetja trupore është e të afërmit të tyre apo jo. Tani priten hetimet e policisë që të identifikojnë viktimën si dhe të zbulojnë se si ka ardhur vdekja e tij.

Kujtojmë se Sulovari dhe Koçole u zhdukën në rrethana tejet të mistershme dhe dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me veprimtarinë kriminale të personave në fjalë. Policia dyshon se ata janë rrëmbyer dhe vrarë nga persona të tjerë, teksa hetimet vijojnë tashmë prej muajsh.

Njoftimi i policisë për gjetjen e eshtrave:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proces dekompozimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Back to top button