“Turpi i drejtësisë”/ Berisha akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka: Në ’96-ën e kam shkarkuar sepse…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat, ku ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Pasrtizani”.

Berisha ka folur sërish kundër gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën më herët kishte bërë kërkesë për largimin nga çështja kundër tij. Berishia e ka cilësuar gjyqtaren si “turp i drejtësisë”, ndërsa shtoi se në vitin 1996 e ka shkarkuar nga detyra, nën akuzë për shkelje të rënda krimi dhe korrupsioni.

“Gjykatësja turpi i drejtësisë shqiptare, europiane dhe botërore, nuk duhet të fshihet pas krimit të saj. Duhet të deklarojë në emër të detyrimit ligjor që është shkarkuar apo jo nga Berisha në vitin 96 për shkelje të rëndë krimi dhe korrupsioni. Të dalë dhe deklarojë. Ajo tha ; nuk jap dorëheqje se nuk më sollët prova se pse jam shkarkuar. Ajo nuk ka ndërgjegje njerëzore. Tani mbahet me premtimin që i ka dhënë Edi Ramës për masën që ka marrë. Unë kam pasur si porosi; mos prano asnjë gjë dhe urdhra kundër ligjit.”, tha Berisha.

Kujtojmë se Gjoka ishte gjyqtarja që vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” ndaj Berishës, pasi GJKKO refuzoi kërkesën e ish-kryeministrit për zëvendësimin e saj.

Back to top button