“Asnjë shpërblim”, revoltohet Luiza Gega : E di për çfarë më vjen keq?

Kampionia Luiza Gega, është shprehur e irrituar ndaj autoriteteve shqiptare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo shkruan se pavarësisht emrit të madh që përfaqëson, dhe asaj që ka dhënë për Shqipërinë, ka marrë shumë pak, ka marrë shumë më pak se sa i takon,

Kampionia e evropës i ka bërë thirrje ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që të marrë shpërblimet që i takojnë.

Gjithashtu, Gega shprehet se nuk i është dhënë asgjë falas, përveҫ asaj që i takon dhe që e ka fituar me forcat e saj.

“Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qëoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdha arrihen dhe duke punuar fort.

Dhe me gjithë respektin nuk ka asnjë sportist në historinë e Shqipërisë të ketë kryer kontrolle aq sa kryej unë brenda gare & jashtë gare. Dhe si për çudi dje marr vesh që ministria e Arsimit dhe  Sportit nuk më jep shpërblim për një aktivitet ku nuk paska patur kontroll, ku sportistën nuk e dinë nëse ka apo s’ka kontroll, por detyra jonë është të jemi gati sa herë na kërkojnë për të bërë kontroll.

E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.

Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit & nuk do ta lë me kaq”, ka shkruar ajo.

Back to top button