Presidenca “vishet” me ngjyrë blu, zbulohet arsyeja
Sot në 2 prill, është Dita Ndërkombëtare e Autizmit dhe Muaji i Ndërgjegjësimit mbi këtë çështje.
Mbrëmjen e sotme Presidenti Bajram Begaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një pamje të Presidencës, institucion që është solidarizuar në këtë datë me të gjithë ata persona që vuajnë nga autizmi.
“Presidenca i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Autizmit dhe Muajit të Ndërgjegjësimit mbi të”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se edhe Kuvendi organizoi veprimtarinë artistike “Autizmi Flet”, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin.