DEL VIDEO: Dy vajzat ukrainase u trajtuan si të dehura, u lanë të lira nga spitali dhe humbën jetën në shtëpi

Kryeqyteti u trondit të premten e kaluar pasi në një apartament në zonën e “Selvisë” u gjetën të vdekura dy shtetase ukrainase, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova. Ishte mikesha e tyre, Yeva Verona, ajo e cila i gjeti pa shenja jete dhe menjëherë lajmëroi autoritetet.

Nga autopsia rezultoi se shkaku i vdekjes së dy vajzave ishte mbidoza e ilaçeve me përmbajtje narkotike. Gjithashtu, më herët u bë me dije se dy viktimat vuanin nga sëmundja e zemrës dhe epilepsia.

Ndërkohë, së fundmi disa video janë publikuar nga “JOQ”. Në këto pamje shihet njëra prej vajzave që ndërroi jetë, e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa shoqja e saj Yeva Verona e filmonte duke qeshur e kënduar.  Ndërsa, në një tjetër video kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin “Xanax” dhe nga aq sa konstatohet në pamje me sy të lirë, e reja shihet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kishin marrë mjekim në spital dhe më pas ishin larguar për në shtëpi, ku dhe më pas fatkeqësisht gjetën vdekjen. Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona, nuk ka marrë trajtim në spital por thjesht i ka shoqëruar mikeshat e saj.

Ngjarja e rëndë u raportua mesditën e së premtes, 10 maj. Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova qëndronin bashkë me një shoqen e tyre në një apartament me qira ditore ne zonën e “Selvisë”. Ishte pikërisht shoqja, Yeva Verona, ajo e cila i gjeti të vdekura në banesë dhe më pas lajmëroi autoritetet.

Burime për mediat bënë me dije se dy ukrainaset kishin ardhur në vendin tonë dy muaj më parë dhe dyshohet se punonin si punonjëse seksi. Ndërkohë, para bluve të Tiranës Yeva Verona deklaroi se tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi.

Sipas saj në Tiranë kishin ardhur për pushime, mirëpo grupi hetimor ka dyshime se këtë aktivitet të këto shtetase të huaja e ushtronin edhe në Tiranë. Këto dyshime kanë lindur nga hetuesit pasi Vorona ka katër muaj që ndodhet në kryeqytet. Referuar sistemit TIMS rezulton se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi.

Back to top button