25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Serbia provokon me poezi nacionale: Le të valëvitet flamuri serb…

Teksa Kosova feston 25-vjetorin e çlirimit nga pushtimi serb, në Beograd nuk mungojnë provokimet.

Media sebe “TV Pink” ka provokuar duke publikuar një këngë me lavdërime për Aleksandër Vuçiç.

 “Të gjithë si një vëlla, për një vëlla, me Aleksandrin komandant”, është teksti i këngës.

Në sfond dëgjohet zëri i Vuçiçit, ku shprehet: “Arra e fortë është frut i çuditshëm, mos e thyeni, por ia thyeni dhëmbët. Ne nuk kemi frikë nga askush, sepse Serbia e lirë dhe liridashëse nuk ka pse të frikësohet.”

Më pas vijon një poezi me tekstin: “Kosova është e dashur për zemër, e dini se çfarë ndodhi atje, nëna po qan, pret të kthehet djali nga larg. Le të valojë flamuri serb, beteja e ashpër, po luftohet tani të gjithë si një, vëlla me vëllain, me Aleksandrin komandant.”

Back to top button