Abazoviç mbështeti Serbinë, “shpërthejnë” komentet në rrjet: Nuk ke gjak shqiptari, i ke rrënjët nga ata

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë ka dhënë një deklaratë që ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.

Në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb), Abazoviç ka thënë se ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, – tha Abazoviç.

Kaq ka mjaftuar që komente negative të “shpërthejnë” në drejtim të tij.

“Nuk ke gjak shqiptari”, “I ke rrënjët nga gjaku i tyre”, janë vetëm dy prej tyre. Ofendimet janë po ashtu të shumta.

Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës.

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, – tha Abazoviç.

Back to top button