Eksperti: Nëse roja nuk do e kishte larguar Ilir Metën, nuk dihej çfarë do thoshte. Atë e njoftuan ta merrte urgjent me vete
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, analizoi veprimet e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili u thirr dje në SPAK.
Karamuço tha se fillimisht Meta ishte korrekt, por pas daljes nga SPAK dhe komunikimi me mediat, treguan një gjendje jo të mirë të tij.
Ndër të tjera eksperti deklaroi në “Top Story” se në emër të kreut të PL-së dhe partneres së tij Monika Kryemadhi janë dërguar tek autoritetet disa letra anonime, ku tregohen për prona që dyshohet se i përkasin atyre.
“Nëse kamerat do ta kishin shoqëruar do ta kishin vënë re se ai ndryshoi qëndrim. I rregullt dorëzoi orën, shumë korrekt, por më pas… Më pëlqeu bipolariteti. I kanë këto luhatjet e forta kur kanë problematika të mëdha me organet e drejtësisë.
Luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim. Unë nuk e vura drejtpërdrejtë me Metën, por me rojën e Metës. Kur nisi me sharjet roja mori masën që ta largonte, me shumë mundësi është njoftuar. Nuk është strategji, e humbasin kontrollin kanë nervozizëm. Thonë edhe dhe të vërteta.
E vërteta është se është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes por edhe të personave të tjerë. Ka letra anonime që janë dërguar në emër të tyre për të cilat tregojnë për pasuri të regjistruar në merret të tyre por pretendohet se janë të tyre”, tha Karamuço.