Habit Spartak Ngjela: Më kërkoi takim urgjent një 19-vjeçare yll e bukur dhe e virgjër, për të bërë një denoncim por unë…

Spartak Ngjela thotë se një 19-vjeçare, e cila është tentuar të përdhunohet, i ka kërkuar takim për t’u këshilluar me të, a duhet të bënte denoncim, a jo.

Dhe ai thotë se e këshilloi atë, që të mos e denonconte dhunuesin e saj.

“Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent.

Ia lashë takimin jashtë, në një kafene, me barin në oborr..

Ishte shumë e bukur dhe më foli me një shqipe të qartë.

Avokat, më kanë dhunuar, më tha, sapo u ul në tryezë. Dhe ishte shumë e shqetësuar.

Të kanë dhunuar, apo të kanë përdhunuar, e pyeta unë?

Jo… ai nuk më përdhunoi dot, dhe më dhunoi se i thashë që isha e virgjër.

E kuptoj, i thashë unë. Dhe vijova:

Sa vjeçe jeni, e pieta?

Jam 19 për 20 më tha; dhe jam studente e vitit të dytë.

Por, ajo vijoi sërish me një pyetje.

Avokat, a ta denoncoj, se i kam shenjat ende në trup, më tha?

Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.

Faleminderit, më tha ajo.

Mos e denonco, i thashë unë sërish, por mos e harro hakmarrjen, sepse ti je edhe e bukur, edhe e mençur.

Të kuptoj shumë mirë më tha ajo, dhe me takoi me lotë në sy.

Duke ikur, më tha serish: hakmarrje, avokat – por e pashë që tani ishte shumë e qetë.

Po, i thashë unë… por keni kohë, i vijova ngadalë.

Ju kuptoj shumë mirë, më tha.

Dhe ajo iku e u nda prej meje e gëzuar”, shkruan Ngjela.

Back to top button