I dha vulën e PD-së Berishës në shkelje të ligjit/ SPAK nis hetimin pasuror për Agron Zhukrin

Agron Zhukri është një ndër ato raste ku gjyqtarët e marrë peng nga politika, pasi kanë shkelur betimin dhe kanë vënë pasuri në mënyrë të paligjshme, janë gati t’i shërbejnë politikës deri në fund pavarësisht konseguencave që mund të ketë në të ardhmen.

Këtë e dëshmoi dhe në rastin e vendimit të dhënë në marsin e 2021, kur në shkelje të çdo ligji dhe rregullimi të funksionimit të partive politike njohu një kuvend imagjinarë të Sali Berishës.

Nisja e hetimit nga SPAK është dhe një sinjal i fortë për çdo gjykatës që jep vendime në baze të pagesave dhe shërbimeve politike.

Agron Zhukri, u shkarkua më 17 prill 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si rezultat i mosjustifikimit të një pasurie prej 930 milionë lekë.

I njohur për lidhjet e tij me familjen Berisha, i futur prej tyre në sistem dhe, duke qenë se u ka shërbyer vazhdimisht për çështje të ndryshme, vendimi i marrë prej Zhukrit ishte në shkelje të hapur me çdo procedurë ligjore dhe do duhej një guxim i madh për ta marrë atë.

Siç e dëshmoi edhe kriteri pasuror i evedentuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjë që i la Zhukrit barrën e provës së vërtetimit të burimit të të ardhurave ndër vite, duke rezultuar me një bilanc negativ përafërsisht një miliardë lekë, është dëshmi e qartë e pengmarrjes së këtij gjyqtari, që sistemi e nxori jashtë.

Gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtar ndaj Zhukrit ka pasur shumë ankesa dhe pretendime nga palët si i interesuar për të zvarritur çështje në interes të palëve të tjera, për të cilat ka dyshime se ai ka pasur interes ekonomik.

Fatmirësisht, fillimisht KPA dhe SPAK më pas, kanë kryer një shërbim të rëndësishëm publik, duke nxjerr jashtë sistemit këtë kategori gjyqtarësh

Back to top button