“Ka pasur telefonata anonime”, deputeti shqiptar në Serbi: Besoj se popullata jonë nuk do të…

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, votoi në qendrën numër 4 në Bujanoc.

Edhe pse një ditë më parë paralajmëroi për ndërhyrje, Kamberi u shpreh se informacionet e para tregojnë për një proces të rregullt dhe pa ndonjë problem.

Sa i përket ndërhyrjeve në procesin zgjedhor, Serbia është një vend i cili është karakterizuar dhe legjitimuar në një formë edhe me një rezolutë të PE si një vend që ndërhyrjet në zgjedhje janë të shpeshta.

Kemi pasur dy ditët e fundit ndërhyrje telefonike në formë të këshillave, sugjerimeve të votojnë për një listë këtu, këshillat vijnë nga telefonata me numër të panjohur, dyshimet janë që janë përfaqësues të organeve shtëtërore që mundohen të ndërhyjnë në procesin zgjedhor, por që besoj se popullata jonë nuk do të bjerë pre e këtyre ndikimeve”, tha Kamberi.

Back to top button