“Kosova e Shqipëria, larg diferencat politike”/ Rama: Pasioni larg politikës, të mbizotërojë arsyeja

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Kosovë teksa tha se në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, duhet të qëndrojnë larg diferencat politike të liderëve.

Bëhet me dije nga burimet për mediaejatë një konference për shtyp me kryetarin e komunës së Kosovës, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se pasioni duhet të qëndrojë larg politikës dhe shtoi se duhet të mbizotëroj arsyeja.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është drejtori i klubit Partizani. Nuk është çështje personash, është çështje qasjesh, ndarja e interesit kombëtar nga interesat partiake. Kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, ata janë një.

Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave.

Brenda gjërat mund të diskutohen. Interesi kombëtar përcakton interesin. Ibrahim Rugova është njeriu që krijoi për Kosovën pasurinë më të madhe natyrore, që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës.

Dha shembull të jashtëzakonshëm me ekipin e unitetit, politika e jashtme duhet të na përfaqësojë të gjithëve, kur bëhet zgjedhje të caktuara për zgjidhje të caktuara, në raport me të tretën, ato duhet të jenë të mbrojtura nga arsyeja e pasionit e luftës së brendshme”, theksoi ai.

Back to top button