Kryeministri grek telefonon Fredi Belerin në burg dhe e përgëzon për fitoren!

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar këtë pasdite Fredi Belerin, i cili u zgjodh deputeti i Parlamentit Evropian në Greqi.

Mitostakis e ka përgëzuar Belerin për fitoren.

Mitsotakis i ka thënë Belerit se sot partia që ai drejton është më e fuqishme se kurrë.

“Sot familja jonë demokratike është më e fuqishme se kurrë”, ka thënë Mitsotakis në bisedën me Belerin.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.

Back to top button