Kush është shqiptari i parë që bëhet deputet në Parlamentin Evropian (EMRI)

Adnan Dibrani, është shqiptari i parë nga Kosova, i cili do të pjesë e Parlamentit Europian. Dibrani i ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e PE-së. Lajmi u bë i ditur nga shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri. Ky i fundit në një postim të bërë në rrjetin e tij social “X” dha lajmin se Dibrani kishte mbledhur votat e mjaftueshme në Suedi për t’u bërë pjesë e PE-së.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,”- shkruan Tahiri.

, Kush është shqiptari i parë që bëhet deputet në Parlamentin Evropian (EMRI)

Dibrani lindi në Mitrovicë, dhe shkoi si refugjatë në Suedi më 1992. Ai u zgjodh për herë të parë si deputet në parlamentin suedez në vitin 2014. Ai u zgjodh të përfaqësoj zonën elektorale të Hallandit. Ai është një ekonomist dhe ka punuar gjithmonë në sektorin bankar. Në politikë, ai është angazhuar në çështje që lidhen me biznesin e vogël, sigurinë e pacientit, LSS dhe sistemin e taksave.

Gjatë vitit 2010-2014, Adnan Dibrani ishte përgjegjës për pyetjet rreth CSN dhe shëndetit të studentëve për Social Demokratët. Ai është anëtar i bordit të Inspektimit të CSN dhe bordit të Inspektimit të Zyrës Suedeze të Auditimit Kombëtar.

Back to top button