“Kush vlerëson SPAK, turpëron fjalën baxhellë”, analisti për deklaratën e fortë të Metës: Uroj të mos e kishte për Monikën

Analisti Arian Curri komentoi deklaratën e fortë të Ilir Metës dje, kur tha se “nëse ka në këtë sallë nga ata që vlerësojnë SPAK, turpërojnë fjalën baxhellë”.

Ai tha se uron që këtë deklaratë të mos e ketë pasur për të shoqen Monika Kryemadhi, pasi ajo dje deklaroi se nuk pajtohet me të shoqin për sulmet ndaj SPAK.

“Uroj që të mos i jetë dedikuar të shoqes, sepse dje e shoqja kishte vlerësim për SPAK. Unë e besoj se kjo është strategji. Ndarjen nuk janë ndonjë gjë e madhe njëherë, i bëjnë rëndomë për të rregulluar një situatë ose një tjetër.

Besoj se çifti politik janë duke luajtur një tragjedi Shekspiriane që të shpëtojnë veten nga ‘dënimi në opinionin publik”.

Nuk e ke idenë ky popull se sa vdes për këto sherret në shtëpi, a ia dredh më ke ia dredh, ai i ke harxhuar lekët, për çfarë…”, tha ai në studion e Top Story.

“Meta që ka drejtuar këtë vend nuk ka drejtuar dot gruan e tij sesi ka harxhuar lekët. Ata kanë një strategji me njëri-tjetrin kush do ta mbajë përgjegjësinë. Sa më shumë të dalë që Monika ka harxhuar lekët dhe Meta nuk dinte gjë, Meta lehtësohet.

E kanë reale sherrin me njëri-tjetrin apo jo? Se Monika nga ana e saj e merr me të mirë SPAK, Meta e sulmon. Meta e di se për të do kërkohet masë më e rreptë, ndërsa për Monikën mendojnë ata që do merret masë më e lehtë”, tha Curri.

Back to top button