Lundrim me varka nga Lezha në Shëngjin! Turizmi lumor pjese e paketave turistike në qytetin bregdetar

Në Shëngjin tashmë mund të shkosh dhe me varka, duke lundruar ne lumin Drin nga qyteti i Lezhes deri në bregdet. Kjo eskperience e vecante ka terhequr vemendjen e turisteve te huaj.

Pasi vizituan varrin memorial të Gjergj Kastriotit në Lezhë, grupi i turisteve franceze udhëtoi drejt Shëngjinit me varke përmes lumit Drin.

Turistët rrëfyen eksperiencën e veçantë, ndërsa duhet theksuar se ky është një itinerar i ri që aplikohet në Lezhe.

“Unë vij për herë të parë në Lezhë dhe më pëlqen shumë. Vizituam memorialin e Gjergj Kastriotit dhe tani po udhëtojmë përmes lumit drejt bregdetit. Është një eksperience shumë e mire, pasi kemi mundësi të shijojmë dhe bukuritë e natyrës siç është laguna e Kune-Vainit”,- tha një turist.

“Po kalojmë shumë bukur. Shohim që këtu është në zhvillim turizmi, por normalisht ka nevojë akoma për investime. Shqiptaret janë mikëpritës dhe deri tani eksperienca është pozitive. Është qytet i vogël po shumë i lezetshëm. Ka histori natyre e gjithçka tjetër”,-shtoi një tjetër.
Ky është viti i parë që turizmi lumor bëhet pjesë e paketës turistike të Lezhës por problem në këtë zonë mbetet ndotja e Drinit si nga mbetjet plastike ashtu dhe nga ujërat e zeza./Shqiptarja.com

Back to top button