“Merrni armët”, Meta për deklaratën në Roskovec: Duhet një përgjigje e organizuar për…

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me deklaratën e bërë në Roskovec pak ditë më parë, ku tha se duhen rrëmbyer armët për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve.

Një deklaratë të tillë, Meta e ka justifikuar me shprehjen: Ka rënë shteti.

“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit.

Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit. Do eksportohet energji në Greqi.

Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”, tha ai.

Back to top button