“Nuk ju vjen zorr”/ Britania la Berishën non-grata, Mërtiri: Po na i nxirrni të gjithë të korruptuar

Avokati Genc Gjokutaj, anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo dhe analisti Ergys Mërtiri janë përfshirë në një debat të ashpër në “Top Story”.

Lënia e Sali Berishës ende non-grata nga Britania ka sjellë debat me tone të ashpra mes tyre.

Debati i zhvilluar mes tyre:

Gjokutaj: Ata do të mbajnë të njëjtin qëndrim sepse ambasadori thotë se do të ishte turp për Mbretërinë e Bashkuar që të anulojmë, të hiqet ky vendim.

Bozdo: Ambasadori ka thënë që nëse kjo kthehet cënohet reputacioni i Mbretërinë e Bashkuar. I korruptuar është vendimi.

Mërtiri: Na thoni që SPAK është i korruptuar, Rama i korruptuar… po na i nxirrni të gjithë të korruptuar, vetëm Berishën e nxirrni të pastër.

Gjokutaj: Nuk ju vjen zor (I drejtohet Mërtirit). Fol për procedurën, gjithë ky çun.

Mërtiri: Ai ka gjithë jetën që flet ashtu (për Berishën), mua më habit se si flet ashtu.

Gjokutaj: Mos e degjenero bisedën mor burrë. Bëhu serioz.

Back to top button