Pse nuk u takua Rama me Kurtin në Kosovë? Reagon zyra e kryeministrit: E ftuam por na thanë…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u takua sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani. Ky takim u realizua në vigjilje të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Rama po ashtu mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me temën “Rugova dhe perëndimi”. Por, ai nuk u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Rreth kësaj ka folur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i cili u shpreh se Rama takoi vetëm ata persona me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Rama është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, tha Kryeziu

Back to top button