VIDEO/ Miliarderi grek ngacmon seksualisht në mes të skenës këngëtaren shqiptare

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është përballur me një incident aspak të këndshëm. Ajo u ngacmua live në skenë gjatë një koncerti mbrëmë nga djali i miliarderit të njohur grek Evangelos Marinakis.

Në videot tashmë virale, djali i Marinakis mund të shihet duke i rrëmbyer Foureiras mikrofonin në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa këngëtarja përpiqet të përfundojë këngën e saj, ndërsa njëkohësisht përpiqet të largohet prej tij. Në një moment, miqtë e Marinakis në audiencë hodhën shampanjë ndaj Foureiras.

Pas kësaj ajo largohet nga skena për t’u rikthyer pas 30 sekondash ku Marinakis fillon të flasë në anglisht dhe thotë se bashkëshorti i Elenit është vëllai i tij, duke lënë përshtypjen se janë miq. Menjëherë pas kësaj ai hidhet përsëri në audiencë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë kur Foureira po performonte ‘Fotia’ para një publiku live. Personi që shihet në skenë është djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis. Ky i fundit zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel.

Ky informacion i fundit është ndoshta arsyeja pse nuk mund të gjendet asnjë pasqyrim i këtij incidenti në mediat greke. Për shkak të bastionit që Marinakis ka në këto organizata, nuk ka gjasa që një akt ngacmues i kryer nga djali i tij të raportohet.

Back to top button