VIDEO/ Nexhmije Hoxha: Takimi i Berishës me Enver Hoxhën dhe si na vinte në shtëpi për ditëlindje. Ishte një fanatik komunist, servil në kulm

Nexhmije Hoxha në një intervistë për emisionin Shqip, disa vite më parë, ka treguar njohjen e Enver Hoxhës me Sali Berishën.

“Sali Berisha është futur në shtëpinë tonë nga dera e pasme. Vinte në ditëlindjet e fëmijëve tanë.

Berisha ishte një fanatik komunist, madje bënte çmos dhe atëherë që përmes zellit të tepruar, ta dëshmonte këtë.

Do tregoj diçka, gati qesharake për takimin mes tij dhe Enver Hoxhës.

Qëlloi që kishte Enverin në klinikën e udhëheqësve, ku shërbente për anëtarët e Byrosë Politike.

Enveri shkoi në klinikë të vizitojë njërin nga shokët e Byrosë, të sëmurë dhe aty u ndodh Sali Berisha.

Kolegët e Berishës pas takimit më treguan se ai mbante dorën, pa lejuar t’ia prekte njeri, duke i thënë të gjithëve, se me atë dorë kishte takuar Enver Hoxhën”, ka pat treguar Nexhmija.

Back to top button