Aksi Thumanë-Kashar/ Ministria sqaron pagesën: Kalimi, 2.1 euro pa TVSH ose …

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të fillojë zyrtarisht në ditët në vazhdim.

Përpara fillimit të pagesës, do të zhvillohen testime të kufizuara të sistemit për të garantuar funksionimin e duhur dhe për të përgatitur stafin. Data dhe ora e fillimit të pagesës do të publikohen paraprakisht, ndërsa orari i testimeve do të shpallet me 24 orë paraprakisht.

Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenti i saj në lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë në ditën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, duke synuar të përmirësojmë qarkullimin dhe të lehtësojmë trafikun në këtë aks rrugor.

Back to top button