Aktorja amerikane: Qyteti që më pëlqeu më shumë në Shqipëri!

Julie Theis është një aktore amerikane, protagoniste e serialit The Trust që po jepet tani në NETFLIX.

Theis erdhi në Shqipëri pak javë më parë për të bërë një ndërhyrje në sy.

Në një intervistë për DritareTV, Julie tregon se çfarë i pëlqeu më shumë në Shqipëti, nga çmimet e lira, te vendi i preferuar për të qendruar.

“Vlora është shumë e bukur, e dashuroj detin e saj”, tha Julie në DritareTV.

Aktorja ka postuar në Instagram edhe disa foto nga pushimet në Vlorë dhe duket që e ka shijuar shumë këtë udhëtim disaditor.

“Kam qenë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Vlora është shumë e bukur, e dashuroj plazhin dhe detin që ka.

Kam qëndruar në Vlorë për 3-4 ditë. Më pas u ktheva në Tiranë, shkova dhe në Durrës për dy ditë, më pas sërish në Tiranë.

Ushqimi është shumë i mirë por ndonjëherë shumë i kripur për mua. Kam provuar ushqime më të kripura se në Amerikë, por shumë më i lirë.

Ndonjëherë thjesht vendos gishtin në meny dhe e porosit sepse nuk e di çfarë jam duke porositur”, tregon aktorja amerikane.

Back to top button