“Drejt prangave dhe Ilir Meta…”, Avokati: Për vrasjet në bulevard ka prova filmike dhe tabulate telefonike që çojnë në burgim të përjetshëm Berishën,

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një interviste pë “SOT”, Beqiri zbuloi se duke filluar nga dita e sotme, sipas tij, SPAK fillon hetimet për vrasjet në bulevard, ndërkohë që bën me dije se ka prova filmike dhe tabulate telefonike që çojnë në burgim të përjetshëm Sali Berishën.

Sipas tij, Berisha urdhëroi që të vriteshin protestuesit në bulevard për të mbajtur pushtetin dhe për të frikësuar opozitën. Po ashtu sa i takon ngjarjes së “21 janarit”, zoti Beqiri thotë se i rrezikuar për t’u hetuar dhe që madje mund shkojë drejt prangave është edhe ish-presidenti Ilir Meta.

-Avokat Beqiri, Gjykata e Lartë ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë dosjen e 21 janarit, ku humbën jetën në bulevard 4 protestues në vitit 2011 gjatë protestës së opozitës së kohës. Ku konsiston ky vendim i Gjykatës së Lartë?

Në fakt u vonua pak si vendim ku u shpall fillimisht vetëm dispozitivi i vendimit e tashmë është arsyetuar. E kemi parasysh edhe historinë e kësaj çështje se si shkoi deri në Gjykatë të Lartë. Tani në Gjykatën e Lartë u arsyetua vendimi, aty jepen të gjitha drejtimet se pse është kompetent SPAK për ta hetuar këtë çështje dhe duhet ta nis menjëherë procedimin penal kundër këtyre subjekteve, Ne tashmë do ta ndihmojnë SPAK-un, pasi kemi dhe prova të tjera të reja.

-Çfarë janë këto prova, janë filmike, janë audio apo dokumentacion?

Janë prova filmike, janë dëshmitarë, janë edhe akte të tjera se çfarë urdhra janë dhënë gjatë kësaj kohe, tabulatët telefonike, etj. Kështu që, jemi të bindur që do të marrë drejtimin e duhur tashmë ky problem dhe do ta konsiderojmë sepse ky vendim i ka shkuar SPAK me urdhrin e prerë që të jep Gjykata e Lartë. Dhe vendimi i institucionit të fundit, është absolutisht iu detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjitha llojet e subjekteve gjyqësore edhe organ akuze. Kështu që, organi i akuzës tashmë është i detyruar ta regjistrojë këtë procedim penal. Nga dita e sotme është nën hetim Sali Berisha, Lulzim Basha dhe disa të tjerë që janë bashkëpunëtor të tyre dhe në një mënyrë apo në një tjetër ka ndikuar si ndihmës apo edhe si ekzekutor në këtë masakër.

-Në aspektin procedural, kur do të duhet t’i nis SPAK hetimet për subjektet e posaçme që ju përmendët, Berisha, Basha dhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarjen e 21 Janarit?

Ditën e hënë, pra sot regjistrohet dhe konsiderohet i hapur e nis procedimi penal.

-A ka patur ndonjë koment nga familjarët e të ndjerit Nika apo të të tjerëve, avokat pas këtij vendimi tashmë të arsyetuar?

Problemi është që ata të vërtetën e dinin, ata i kanë stigmatizuar me kohë vrasësit e vërtetë sepse në këtë vend duke qenë dhe vend i vogël i kemi të gjitha mundësitë që t’i zbulojmë e të mos rijnë të fshehtë pasi jemi aq të pakët sa ato gjëra i qarkullojmë brenda ditë dhe i themi kush ishin urdhëruesit dhe aq më shumë se ata që kanë qenë në vendin e ngjarjes por edhe ata që kanë qenë ekzekutorët, ata kanë folur me familjarët e tyre, kanë folur dhe me njëri-tjetrin dhe diheshin se kush i dha urdhërat.

-Cila është përgjegjësia e zotit Sali Berisha asokohe kryeministër, në vlerësimin tuaj?

Sali Berisha urdhëroi që të vriteshin protestuesit në bulevard, për të mbajtur pushtetin dhe për t’u dhënë një mësim opozitës që të rrini urtë derisa të mbarojë mandati dhe kutitë e votimit nuk duhen hapur. E nëse do të dilni sërish për protestë, atëherë do t’ju ndodh siç iu ndodhi këtyre e donte ta mbante pushtetin me dhunë. Në 2011-ën po të ishin hapur kutitë e votimit, do të dilte që do ishin të vjedhura dhe Berisha nuk do i kishte marrë ato zgjedhje por ai nuk pranon në asnjë mënyrë. E për ta mbajtur pushtetin me dhunë, urdhëroi ato vrasje për të terrorizuar popullin. Siç bëri të njëjtën gjë edhe në vitin 1996, ku urdhëroi vrasjen e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve. Ka një organizatë kriminale që i organizon këto vrasje, një terrorizim ku burgosi pafund njerëz, burg politik ku mbante Fatos Nanon vetëm për të mbajtur me dhunë pushtetin.

Nga ana tjetër e vetëpërgjegjësojnë veten sepse të gjitha aktet që ka kryer nga dita që u bënë ato vrasje, me daljet e tija ka fshehur gjurmët e krimit, duke e orientuar edhe policinë, edhe Prokurorinë në një kahje krejt të kundërt e duke thënë që i vranë vetë protestuesit me çadra apo me pistoletë apo mos ekzekutimi i urdhër-arresteve të gardistëve që ishin ekzekutorët. Përkundrazi i mbante në Këshillin e Ministrave dhe i dekoroi e i bëri heronj.

Organizimi i grushtit të shtetit apo gjoja dhe këtë organizim e bëri ish-Presidenti e Prokurorë e Përgjithshme dhe katër gazetarë, etj, të gjitha këto janë vetë përgjegjësi e tij. Ai e vete përgjithëson veten se ndryshe nëse nuk do të kishte gjë, nuk do të bënte të gjithë këto manovra derisa fut në krim edhe ato mjekë që edhe ata për turpin e tyre se nuk kemi urdhër mjeku, se të kishim ato do ishin hequr qafe.

-Sa i përket Lulzim Bashës, nga të dhënat që keni dhe si avokat i familjarëve të viktimave, në çfarë momenti dhe si është implikuar ai?

Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm dhe ministri rri në zyrën e tij dhe i ndjek veprimet nga zyra e tij ku kishte Ministrinë. Nuk kishte pse të vinte te zyra e Saliut, e nuk kishte pse të rrinte në majë të Kryeministrisë me dylbi dhe duke marrë e dhënë urdhra. Në rast se e ka marrë urdhrin nga tjetërkush ai duhet ta zbërthejë të gjithë të vërtetën si ishte. Dhe ai përgjegjëset në këtë ngjarje pasi dhe ai është bashkëpunëtor i Berishës. Bashkëpunëtor është edhe Ilir Meta sepse mos harrojmë faktin se një ndër shkaqet që u ngritën njerëzit në protestë dhe patën revoltën e jashtëzakonshme ishte se ata e zunë Ilir Metën me çekun në dorë e 700 mijë euro që i kërkonte ryshfet e korrupsion të hapur kundër ministrit të tij.

Kjo qe një ndër revoltat ku përveç vjedhjes së votave edhe korrupsioni i lartë shtetëror pasi ishte zv. Kryeministër. Ai në vend që të thoshte se u vranë katër protestues, thoshte u vranë katër kokë palarë, kjo do të thotë që je pjesë e krimit dhe urdhërdhënës. Mos harrojmë se Berisha pa u konsultuar me Ilir Metën, asnjë veprim nuk ka bërë në këtë vend. Kanë qenë të dy në unison me njëri-tjetrin për ngjarje madhore si ’21 Janari’ dhe për të mos folur pastaj për të gjitha aferat e korrupsioni në këtë vend.

Back to top button