Gjykata Kushtetuese merr vendimin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka

Gjykata Kushtetu.ese ka marrë vendimin për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, duke shfuqizuar vendimin e Kuvendit.

Kështu Kushtetuesja i kërkon Kuvendit që t’i dërgojë kërkesën për mandatin e Xhaçkës, dhe më pas do të jetë ky institucion që do të shqyrtojë nëse duhet t’i hiqet apo jo mandati i deputetes.

“Askush nuk mundtë vendosë të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën. Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

Back to top button