“Ia ka mbajtur prokurores përballë”/ Karamuço zbulon letrën që mbante Ilir Beqaj gjatë seancës gjyqësore

Eksperti Ervin karamuço ka zbuluar në “Top Story” letrën që mbante ish-ministri Ilir Beqaj gjatë seancës me dyer të mbyllura për akuzat që rëndojnë mbi të dhe bashkëpunëtorët e tij.

“SA???” shkruhen në letër, teksa Karamuço tha se ia ka mbajtur përballë gjatë gjithë seancës prokurores.

“Hapen fjalët sepse ti diskuton me një avokat, në një tryezë që unë e kam mbyllur me SPAK-un, jam në rregull. Mirëpo kjo ngacmon institucionet dhe opinionin publik. Dhe riaktivizohen disa aspekte të tjera të hetimit, se atyre iu vijnë në vesh këto gjëra dhe thonë ‘ore ta marrim pak seriozisht, se ky po na bën një opinion’. Kështu merret pak me inat e agresivitet.

Ajo që ka ndodhur në atë seancë është një letër e madhe që shkruante “SA???”. Këtë letër Beqaj ia ka mbajtur prokurores përballë gjatë seancës, i thoshte ‘ore sa kam vjedhur’. ‘Ti po më akuzon për korrupsion por sa kam marrë unë, sepse 252 mijë euro është e gjitha shuma, sa më mbetet edhe sa pretendon që kam marrë’. Gjë që nuk ia tha. Ishte një tension i madh gjatë asaj seancë. Beqaj i kishte bërë llogaritë shumë mirë sepse e dinte se do të akuzohej për korrupsion”, tha eksperti./ TCH

Back to top button