“Kadaresë i kishin hapur dosjen për t’a arrestuar”, djali i Mehmet Shehut: Kur dola nga burgu, hetuesi më tha se…

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Top Channel ka sjellë edhe njëherë për publikun dokumentarin e realizuar për jetën e tij në 75 vjetorin e lindjes.

Në puntatën e radhës të “Exclusive”, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, konfirmonte ekzistencën e dosjes së Kadaresë dhe faktin që regjimi ia kishte vënë syrin për t’a arrestuar.

“Pyetjet më janë bërë gjatë hetuesisë. E kam konfirmuar kur kam takuar personin që më ka pyetur pas daljes nga burgu në 1991 dhe i kam thënë “pse më pyesnit për Kadarenë”.

Ai më ka thënë që “përderisa filluam të të pyesnim do të thotë se ishte hapur dosja e tij për t’a arrestuar. Do të perifrazoja një thënie të Eskilit ‘haraçi që i është dashur Kadaresë të paguajë, janë thërrime që shkrimtari i hedh diktatorit nga banketi i tij i madh Amerikë”, thotë Bashkim Shehu. /Top Channel/

Back to top button