“Ku janë përgjegjësitë e ministrit”/ Mediu pas gjyqit: Ku është ndershmëria me procesin?

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës për çështjen e Gërdecit. Ai u shpreh se e gjitha kjo po kthehet në një proces absurd.

Gjithashtu ish-ministri i Mbrojtjes nënvizoi që të bëhet një akt ekspertimi i ri, duke theksuar se deri më tani është treguar se nuk ka aspak interes për të vërtetën.

“Ministri nuk ka asnjë lidhje me Komisionin e çmimeve. Duhet vendosur çështja e transportit. U tha që duhet të paraqesim pyetje. Procesi kërkon të bëjmë debat me dëshmitarët. Ky nuk është më debat gjyqësor, por synon të marrë gjërat të mirëqena dhe për të vendosur përballë disa fakte të shkruara që nuk kanë asnjë lidhje me ministrit. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme sepse është një material voluminoz.

E gjitha kjo është një situatë absurdi. Prokuroria e ka ndërtuar akuzën, duhet të thotë që për këtë akt ku janë përgjegjësitë e ministrit. Ka edhe çështje që nuk lidhen me ministrin. Duhet të thotë aktet që ka vepruar ministri. Kjo është ndershmëria në raport me procesin.”, tha ai.

Back to top button