Lajmet mbi planet për atentat ndaj Gjukanoviç, reagon ashpër Meta
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”ka reaguar mbi lajmet për atentate ndaj liderit historik të Malit të Zi Milo Gjykanovic.
“Lajmet për plane për atentate ndaj liderit historik dhe vizionar të Malit të Zi, ish-Presidentit, Milo Gjukanoviç janë tepër shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tone”.
Postimi i plotë i Metës:
Lajmet për plane për atentate ndaj liderit historik dhe vizionar të Malit të Zi, ish-Presidentit, Milo Gjukanoviç janë tepër shqetësuese për vetë paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Prapa këtyre planeve qëndrojnë ata që dështuan në projektin e grushtit të shtetit atje vite më parë, që dështuan me projektet për ndryshimin e kufijve, ata që kërkojnë të minojnë të ardhmen euroatlantike të Malit të Zi dhe të rajonit.
Janë ata që ekzekutuan ish-Kryeministrin proeuropian të Serbisë, të ndjerin Zoran Gjingjiç.
Jemi pranë ish-Presidentit Milo Gjukanoviç, familjes së tij dhe Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, me besimin e plotë se Ai do të vazhdojë i palëkundur kontributet e vyera për përshpejtimin e proceseve integruese dhe europianizuese të Malit të Zi, për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore shqiptaro-malazeze.