Një anonim politik, në Ministrinë më të rëndësishme

Ministria e Brendshme, konsiderohet si Ministria më e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por kudo.

Ndaj, në krye të kësaj Ministrie, zakonisht vendoset një njeri i sprovuar politikisht.

Kjo, edhe për arsyen se ministri i Brendshëm shihet si një kandidat në hije për të qenë kryeministër më pas (kuptohet, jo në Shqipëri, se këtu vendos veç kryetari, që është i përjetshëm).

Dhe ndaj të gjithë mbeten të habitur kur dëgjuan emrin e ministrit të ri të Brendshëm.

Në sallë, por dhe në media, kur Rama përmendi emrin e Ervin Hoxhës, të gjithë po pyesnin se kush është.

U desh pak kohë, për t’u mësuar se kush ishte ai.

Pra, ministrin më të rëndësishëm, bashkë me atë të Jashtmin dhe të Financave, nuk e njihnin as të vetët, imagjino publiku. Madje as në Google nuk i dile emri deri para një dite.

Kjo lëvizje, përveçse pa asnjë logjikë politike, duket më shumë një arrogancë e Edi Ramës, që iu tregon të vetëve se mund të marrë një anonim politik dhe ta vendos ministrin më të rëndësishëm, dhe të gjithë e miratojnë në heshtje e me kokën ulur. Madje dhe duke duartrokitur.

Vetëm se këta anonimët politikë që ka sjellë disa herë Rama në Qeveri, gjithmonë kanë dështuar. Kujtoni Gent Cakon, që e sollën si yllin e ri të diplomacisë shqiptare. (TemA)

Back to top button