Skandali në Fier/ Arrestohen dy prindërit që abuzonin seksualisht me 2-vjeçarin dhe publikon video në “Tik Tok”

Janë arrestuar sot nga policia dy prindërit, të cilët akuzohet se krijonin video me natyrë seksuale me djalin e tyre 2-vjeçar, dhe i publikonin në rrjetet sociale.

Dy të rinjtë nga Fieri i publikonin videot e rënda në rrjetin social “Tik Tok” me qëllim marrjen e shikueshmërisë dhe përfitime monetare.  Skandali u bë i ditur ditën e djeshme, pasi u raportua nga policia. Ata akuzohen për veprat penale dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia”.

Njoftimi i policisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.

Back to top button