Spahiu: Opozita ‘Tokë e xanun’ nga familjarët: vajza Berishës, gruaja e Metës, djali i Belerit

‘Tokë e xanun’, e quan juristi kreshnik Spahiu opozitën në vendin tonë. I ftuar në Report Tv, Spahiu thotë se opozita është ‘tokë e xanum’ nga familjarët e Berishës, vajza Argita, e deri tek gruaja e Metës, Monika Kryemadhi apo djali i Fredi Belerit, i cili ishte përfolur si kandidati i mundshëm i PD për zgjedhjet në Himarë.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu u shpreh se as Enver Hoxha apo Ramiz Alia nuk ia lanë partinë familjarëve.

“Atyre u intereson toka e Xanun. Opozita është një tokë e Xanum nga familjarët e lidershipit, nga vajza e Berishës, nga gruaja e Metës, djali i Belerit. As regjimi politik i Enver Hoxhës nuk bëri atë që partinë t’ia linte fëmijëve. Enver Hoxha iku në botën tjetër dhe s’ia la partinë as Sokolit, as Ilirit dhe as Pranverës.

As Ramiz Alia nuk ia la vajzës apo djalit të tij partinë. Këta kanë kaluar çdo lloj kufiri. Si mund ta quash veten antikomunist, kur komunisti që ke ne krye ia lënë si plaçkë tregu, ia la partinë gruas, iku president 5 vjet”, tha Spahiu.

Back to top button