VIDEO/ Vrasja e shqiptarit në burgun grek, momenti kur dy të burgosurit sulmojnë me thikë Alfons Doçin

Publikohen pamjet nga përleshja e ashpër e ndodhur në burgun grek në fund të qershorit, ku u vra me thikë shqiptari Alfons Doçi. Nga sherri mbeti i plagosur dhe një shqiptar tjetër.

Nga video e publikuar nga Protothema.gr shihet momenti kur dy të burgosur i afrohen Doçit dhe e sulmojnë më thikë.

35-vjeçari ishte dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017, Doçi  raportohet se kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe pak kohë më vonë një të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje.

Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia.

Back to top button