Detaje nga aksioni ‘blic’ në Vlorë/ “FAST” dhe RENEA blinduan hotelin, dyshime se fshiheshin…
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar gjatë natës nga forcat RENEA në Vlorë, përkatësisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Njësia FAST ka rrethuar hotelin duke kryer kontrolle në brendësi pasi dyshohej se fshiheshin persona të shumëkërkuar.
Kontrolle janë bërë edhe në dosa dhoma të hotelit. Ndërkohë, edhe pse më herët u raportua që ishte lënë jashtë, ky aksion është mbështetur edhe nga policia e Vlorës.
Nuk dihet ende nëse ka pasur persona të shoqëruar apo të arrestuar, teksa pritet ende një njoftim zyrtar për aksionin.
Në qytetin bregdetar janë shtuar masat dhe patrullimet gjithashtu edhe shërbime mbështetëse nga FNSH.