I mbushur plot me pushues të huaj! Ky është plazhi i preferuar i turistëve…

Në ditët e fundit të Gushtit, plazhet e Durrësit dhe Golemit janë të preferuarat e turisteve te huaj të cilët kanë mbushur të gjithë zonën.

Kjo periudhë e sezonit ka sjellë një fluks të madh vizitorësh nga vende të ndryshme, të cilët kanë preferuar bregdetin shqiptar për pushimet. Bukuria natyrore, deti i pastër dhe shërbimet e përmirësuara kanë bërë që shumë turistë të kalojnë ditët e nxehta të verës në këto plazhe.

Që prej fillimit të sezonit veror, plazhet e Durrësit dhe Golemit kanë përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

“E kam zgjedhur Shqipërinë më shumë për shkak të motit, të klimës fantastike që ka. Unë jam nga veriu i Polonisë, nuk kam qenë ndonjëherë në Ballkan dhe kjo është hera e parë në Shqipëri. Deti është fantastik”, tha nje turist.

Shumë njerëz të jem e sinqertë, është hera e parë që vijmë në Shqipëri, por klima është e mrekullueshme. Unë jam nga Danimarka, njerëzit këtu janë shumë të mirë, të dashur. Na pëlqen shumë klima, por edhe deti. Ne kemi vendosur të qëndrojmë dy javë”, tha turisti.

Back to top button