VDIQ pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi JEP LEJEN për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

Prokuroria e Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Faton Hajrizi, qytetar i Kosovës, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë muajin e kaluar.

Ky informacion është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) të enjten.

Sipas një njoftimi në Facebook nga MPJD, avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, së bashku me përkrahjen e Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi dhe ambasadorit Jetish Jashari, janë angazhuar në kryerjen e procedurave për tërheqjen e trupit nga morgu i Lloznicës. Trupi i pajetë do të transportohet në Kosovë për t’u rikthyer në vendin e origjinës.

MPJD gjithashtu njoftoi se do të mbajë publikun të informuar në lidhje me procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e trupit nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Back to top button