Fitorja kundër Greqisë, ku janë pas 20 vitesh heronjtë e triumfit historik

Sot shënohet 20-vjetori i fitores historike të Shqipërisë ndaj Greqisë në një ndeshje që ka lënë një shenjë të thellë në historinë e futbollit shqiptar. Më 4 shtator 2004, kuqezinjtë fituan 2-1 ndaj kampionëve të Evropës në Tiranë, me gola nga Edvin Murati dhe Adrian Aliaj. Kjo fitore është e paharruar, jo vetëm për shkak të rivalitetit me fqinjët, por edhe për faktin se Greqia ishte kampione e Evropës në atë kohë. Po atë natë, Greqia humbi Gramoz Palushajn, një djalë nga Kukësi që kishte festuar me flamurin kuqezi dhe u vra në Greqi.

Tani, 20 vjet pas asaj ndeshjeje legjendare, disa nga heronjtë e asaj mbrëmjeje kanë ndjekur rrugë të ndryshme në jetën e tyre. Etrit Strakosha, një nga simbolikat e ekipit, vazhdon të jetë një emër i njohur në futboll, me të birin, Thomas Strakosha, që ka ndjekur traditën e familjes. Elvin Beqiri, mbrojtësi i djathtë nga Shkodra, tani jeton në Kanada dhe është distancuar nga karriera e tij futbollistike.

Lorik Cana, rekordmeni i prezencave me fanellën kuqezi, ka përfunduar karrierën e tij si futbollist dhe është aktiv në jetën publike dhe mediave. Besnik Hasi, tani trajner i Meshelenit në Belgjikë, ka vazhduar të kontribuojë në futboll pas një karriere të suksesshme si lojtar. Adrian Aliaj, fituesi i golit të dytë në atë ndeshje, jeton në Kroaci dhe është bërë një menaxher i njohur futbollistësh.

Altin Lala jeton në Gjermani, ku ka hapur disa biznese dhe merret gjithashtu me menaxhimin e lojtarëve, përfshirë Milot Rashicën. Ervin Skela është në Gjermani dhe punon si këshilltar dhe zbulues talentesh për klubin Eintracht Frankfurt. Edvin Murati jeton në Francë, ku është pjesë e trupit diplomatik dhe zotëron biznese, duke u angazhuar gjithashtu në menaxhimin e lojtarëve.

Klodian Duro është në Tiranë dhe ka filluar të merret me trajnerimin, duke pasur edhe një eksperiencë në Big Brother. Florian Myrtaj jeton në Itali dhe është një komentator sportiv i njohur. Igli Tare, pas një periudhe të gjatë si drejtor i Lacios, është shkëputur nga futbolli aktiv dhe përkushtohet ndaj familjes dhe bizneseve në Shqipëri dhe Itali.

Back to top button